Policia i kapi teksa merrnin zhavorr nga lumi, gjobiten me dy milion lekë dy persona (VIDEO)

Policia e Kurbinit, vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me IKMT-në, kanë vijuar kontrollin përgjatë shtratit të lumit Mat, bazuar edhe në informacionet e marra për disa persona që gërryenin shtratin e lumit, duke marrë zhavorr në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i kontrollit u kap në flagrancë dhe u procedua penalisht shtetasi L. M., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi në Fushë Milot, Kurbin, në shtratin e lumit Mat, u kap duke gërryer, duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr.

Po gjatë kontrollit u kap dhe u procedua penalisht shtetasi B. A., 55 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi në Fushë Milot, Kurbin, në shtratin e lumit Mat, u kap duke gërryer, duke grumbulluar dhe duke marrë zhavorr.

Nga ana e IKMT-së, të dy këta shtetas janë gjobitur me masë administrative 2 milionë lekë të reja secili.

Kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave.


Shtuar 27.05.2020 11:22