Të gjithë e njohim dikë që nuk mund të durojë aromën e parfumit apo aromatizuesit e makinave, pasi u shkakton atyre një dhimbje të fortë koke nëse i nuhasin.
Por pse ndodh kjo?
Shkencëtarët besojnë se ato mund të shkaktojnë ënjtje dhe zgjerim të enëve të gjakut të një personi dhe, nga ana tjetër, të stimulojnë sistemin nervor në tru të shoqëruar me dhimbje koke.
Gjithashtu, një person mund të jetë alergjik ndaj një kimikati që krijon erën.
Në mënyrë të ngjashme, një person mund të jetë i ndjeshëm ndaj disa aromave që irritojnë shqisat, duke shkaktuar simptoma alergjike si rrjedhje hundësh dhe dhimbje koke.
Disa ekspertë vlerësojnë se 30% e të gjithë njerëzve mund të jenë të ndjeshëm ndaj disa aromave./albeu.com