Merren peng dhe dhunohen 2 persona në Berat

Dy persona janë marrë peng dhe janë dhunuar në Berat.

Lajmin e bëri të ditur policia, e cila bën të ditur se ka arrestuar tre autorët e kësaj ngjarje.

Të lidhura

None found

Sipas “bluve” janë prangosur H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”.

Këta të fundit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat.

 Njoftimi i plotë:

I hoqën lirinë dhe ushtruan dhunë ndaj dy shtetasve, arrestohen 3 autorët.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 6.02.2022 14:16