Filipçe bën apel për kujdes: COVID-19 është akoma në mesin tonë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë një shkrim në rrjetin social, Facebook ku është shprehur se ndjehet i shqetësuar nga pamjet e djeshme para objekteve fetare gjatë Festës së Bajramit.

Filipçe thekson se virusi “nuk ka vdekur” dhe se ende është në mesin tonë.

Të lidhura

None found

“Fotografitë dhe kronikat nga festimi i djeshëm në tempujt fetarë dhe para tyre janë sërish shqetësuese. Pavarësisht thirrjeve nga institucionet shëndetësore që mos të tubohemi, të respektojmë masat e distancës dhe kufizimit të lëvizjes, kjo nuk ndodhi. I respektoj festat dhe besoj fuqimisht se ato janë ngjarje të rëndësishme për të gjithë ne, pavarësisht cilës fe i përkasim. Por këtë vit, festat nëpër botë festohen në mënyrë tjetër, duke e vendosur shëndetin tonë dhe të bashkëqytetarëve tanë para gjithçkaje dhe mbi gjithçka.

Falënderoj qytetarët që i përmbahen masave, dhe të cilët, për fat të keq, mund të vazhdojnë të jenë në rrezik për shkak të atyre që nuk e bëjnë këtë. Koronavirusi nuk është as i vdekur dhe as nuk ka shkuar. Ai është këtu dhe për fat të keq, problemi do të vazhdojë për sa kohë që ka nga ata që e injorojnë. E kam përsëritur shumë herë, por këtu do ta them përsëri. Punëtorët e shëndetësisë nuk mund ta bëjnë këtë vetëm.

Masat janë të mira dhe janë vendosur me kohë, por ato funksionojnë vetëm nëse respektohen, përndryshe nuk kanë asnjë efekt. Respektimi i masave dhe efektet e tyre varen vetëm nga ne si qytetarë. Thjesht duhet të pranojmë mënyrën e re të jetës, duhet të rregullojmë jetën tonë të përditshme duke ndjekur rekomandimet”, ka shkruar ministri Filipçe.


Shtuar 25.05.2020 12:56

casibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibomcasibomjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet