Armina Mevlani tregoi momentin e njohjes me Shkëlzen Berishën, djalin e ish- kryeministrit Sali Berisha.
Blogerja thotë se fillimisht nuk e dinte se kush ishte dhe as kishte dëgjuar për të.
“Unë personalisht sa i përket lidhjes sime me Shkëlzenin, gjithmonë ka pasur tendencë që të gjykohej, diferenca e moshës, pozicioni ‘ajo ishte miss’.
Unë kurrë nuk do të kisha nisur një lidhje nëse s’do ta doja shpirtëroren.
Kur e kam parë, e kam pëlqyer, por se dija kush ishte se unë s’jam rritur me frymë politike.
Madje kur e kam parë sërish pyeta shoqen time kush është edhe më tha ‘fliste anglisht, mos është i huaj’. Disa shikojnë udhëtimet e mia dhe nuk e dinë se ato janë udhëtime pune. Unë kam punuar shumë, Dalina e di më njeh që unë kam qenë pjesë e medias që para se të njihesha me Shkëlzenin”, është shprehur Armina./albeu.com/