Hoxha: Kush është shqiptari që po priste 10 milionë euro kokainë në Ukrainë, kërcënoi Berlusconin

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar Artan Hoxha deklaroi se një grup me në përbërje disa shqiptarë është goditur nga autoritetet në Ukrainë. Sipas tij, u kap kokainë me vlerë 10 milionë euro e blerë në Spanjë.

Hoxha u shpreh se një shqiptar që është anëtar i këtij grupi është shumë i njohur për autoritetet, pasi disa vite më parë ka marrë peng ish-krye-financierin e Silvio Berlusconit.

Por kush është ai? Emrin Hoxha e zbuloi sot në një intervistë në “ABC LIVE”. Gazetari investigativ tha se bëhet fjalë për Laurenc Tankon nga Mallakastra.

“Shqiptarët janë futur shumë thellë në lindje të Europës. Zona ku kapën shqiptarët ishte pranë Krimesë. Është vështirë që të penetrosh aty, pasi aktorët lokalë janë në nivel global. Përfshirja e një personazhi të njohur shqiptar. Ka qenë i njohur në Itali për lidhje me Ndragetën. Shqiptarët janë licencuar nga Ngradeta për të bërë transportin e kokainës. Dhe në rastin konkret, personi që është kapur, është nga Mallakastra me mbiemrin Tanko, kanë qenë dy vëllezër në Itali.

Në 2012 u bënë publikë pasi me katër të tjerë morën peng krye-financierin e Berlusconit. Njoftuan Berlusconin që do ta lironin po të paguante 35 milionë euro dhe pretendonin se kishin materiale komprometuese për ish-kryeministrin. Por në krye të 9 orëve pengmarrësit u tërhoqën. Mes këtij grupi ishin edhe dy vëllezërit Tanko. Laurenc Tanko e ka emrin, por duhet të jetë një emër i ndryshuar. Me këtë pasaportë, ai është 49 vjeç dhe u kap në portin e Odesës në Ukrainë.

Po prisnin një ngarkesë nga Amerika Latine me vlerë 10 mln euro. Në fillim u hap 100 kg kokainë në fillim në 9 gusht të vitit të kaluar. Gjatë operacionit, të tjerët u larguan, turku u largua në rrugë tokësore me makinë nga Ukraina, edhe tjetri, rumuni dhe një tjetër që ka vetëm emrin “Spartak”, dyshohet shqiptar por nuk është kapur. Tanko është në hetim. Mbahet në burg për trafik” deklaroi Hoxha./abcnews.al


Shtuar 3.02.2022 14:05