Ku është sot? Aktori i filmit “Taulanti kërkon një motër” zbulon pse mori fund karriera e tij (FOTO LAJM)

Donald Kokona është një arkitekt mjaft i zoti në Tiranë. Emri i tij mund të mos jetë i dëgjuar për të gjithë, por nëse kujton rolin e Taulantit në filmin “Taulanti kërkon një motër”, menjëherë të vjen në mendje fëmija më i famshëm i kohës.

Në jetën reale, Donaldi e kishte një motër dhe një ndër kriteret që mendon se e kanë favorizuar ishte se dinte të llastohej dhe nuk ishte një fëmijë i urtë.

Ai është ftuar shpesh herë në emisione të ndryshme ku ka treguar edhe pse nuk e vazhdoi karrierën si aktor.

“Ditën e fundit, kur u hapën ambasadat ne ishim duke xhiruar, këtu u ndërpre karriera ime. Filmat e mi ishin filma të gëzuar me hare. Ka qenë një jetë shumë e bukur, isha me 180 lekë në ditë, flija nëpër hotele vetëm, kam pasur një jetë shumë të mbushur, një jetë shumë të lirë në Kinostudio. “- ka treguar ish- aktori.

Përsa i përket prapaskenave të filmit, ai ka thënë për një nga fragmentet, ku ai shfaqet duke qarë, ka thënë:
“Nuk dija të qaja, aktroja kështu kot”.

 


Shtuar 2.02.2022 16:06