Seanca ne Gjykaten Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është shtyrë për ditën e enjte, date 3 shkurt, në orën 10:00.
Diten e sotme, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar çeshjten e shkarkimit të Presidentit Meta, që u votua nga Parlamenti i kaluar.
Presidenti u akuzua për shkelje të rënda të kushtetutës, por pa arritur dot të dalë në një vendim për këtë çështje të rendësishme të politikës shqiptare.
Rikujtojmë se në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet këtë të martë seanca maratonë për çështjen e shkarkimit te Presidentit të Republikës, Ilir Meta, nga Parlamenti i kaluar, me akuzat se ka shkelur rëndë kushtetutën.
Vetë Meta nuk ka qenë i pranishëm ditën e sotme në seancën që po zhvillohet në GJK, por e përfaqësojnë Bledar Dervishaj, përfaqësues ligjor, dhe Katrin Treska, drejtoresha juridike.
Në nisje te seancës, përfaqësuesi i Presidencës kërkoi ndryshimin e trupës gjykuese përshkak se disa prej anëtarëve kanë konflikt interesi dhe disa të tjerëve ju ka mbaruar mandati. Meta tha në seancën që po zhvillohet për shkarkimin e tij se gjyqtarët Vitore Tusha, Fiona Papajorgji dhe Kalo të japin dorëheqjen sepse sipas tij nuk janë të paanshëm. Këtë kërkesë të tij, përfaqësuesja e Kuvendit Klotilda Bushka e quajti një pretekst për të zvarritur procesin. Trupa gjykuese vendosi të rrëzojë këtë kërkesë të Presidentit.
Më tëj, Presidenca kërkoi që të përjashtohen përfaqësuesit e Kuvendit, nga seanca e sotme. Sipas përfaqësuesit ligjor të presidentit Meta, kryetarja e një legjislature të re, si rasti i kryeparlamentares Lindita Nikolla, nuk mund të vazhdojë një vendim të lënë nga legjislatura e mëhershme. Në lidhje me këtë kërkesë, GJK tha se do t’i lexoje pretendimet në vendimin përfundimtar.
Së fundmi, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë ngritur 70 pyetje në total për përfaqësuesit e Presidencës dhe për ata të kuvendit. Mes pyetjeve që vlen të theksojmë është se mazhoranca duhet të japë “llogari” dhe të na tregojë me fakte shkeljet e Ilir Metës mes tyre edhe përfshirjen e tij në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.
Kujtojmë se Rama e finalizoi shkarkimin e Metës në Kuvend edhe me ndihmën e votave të opozitës së re./albeu.com/