Një person ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, ndërkaq familjarët e tij kanë fajësuar mjekët se nuk i kanë dhënë tretmanin e duhur mjekësor, raporton Express
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të hënën.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Spitali i Prizrenit 31.01.2022 – 11:06. Ankuesit meshkuj kosovarë kanë informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, të njëjtit dyshojnë se nuk ka marrë tretmanin e duhur nga personeli mjekësor i spitalit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/