Sot vendoset “fati” i tij, Meta i buzëqeshur përcjell në Gjykatën Kushtetuese përfaqësuesit ligjorë

Sot, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për “fatin” e Presidentit Ilir Meta, i cili është shkarkuar në shtator të vitit 2021 me shumicën e votave nga socialistët.

Meta mesa duket e ka pritur me sportiviet këtë ditë. Ai ka publikuar një foto në Instagram ku shkruan se po përcjell përfaqësuesit e tij ligjorë për në Gjykatën Kushtetuese e cila do të shqyrtojë kërkesën për shkarkimin e tij.

“Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë”, shkruan Meta.

Pak më herët publiko dhe një foto duke parë televizor dhe shkruan: “Ku ka më bukur kur e nis ditën duke dëgjuar Ritën dhe kalendarin artistik të Shkodrës”.

Kujtojmë se Meta është shprehur se nuk e njeh vendimin e Kushtetueses dhe se do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit, 24 korrik 2022. Pas këtij afati, Meta është shprehur se do të rikthehet në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim , parti e cila ka aktualisht në krye bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin./albeu.com

 


Shtuar 1.02.2022 09:24