Bllokohet sërish Rruga e Arbrit për shkak të borës, si paraqitet situata në akset e tjera

Dita e parë e muajit shkurt ka nisur me reshje të dendura të dëborës në Dibër dhe Bulqizë. Reshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe trashësia në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 10 cm, ndërsa në zonat e thella arrin deri në 30 cm rrugët nacionale janë të kalueshme me zinxhirë.

Rruga e Arbrit nga Peshkopia deri në Klos kalimi bëhet me zinxhirë, ndërsa baypasi në Qafën e Murrizit është i bllokuar, ndërsa kompania ndërtuese e rrugës po punon me 4 mjete borëpastruese për hapjen e saj.

Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë

Aksi Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë

Aksi Dibër – Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Gjatë natës nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike në asnjë nga zonat e thella.


Shtuar 1.02.2022 08:26