Nano flet për ndërhyrjen te “5 Maji”: Vepruam pas shkresës së Bashkisë, njëri kërcënoi Veliajn

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka marrë pjesën në dëgjesën e Komisionit të Ligjeve për të që ndodhi në lagjen “5 Maji”.

Nano u shpreh se, policia ka ndërhyrë në prishjen e banesave pas shkresës së Bashkisë Tiranë për të siguruar që punonjësit e IKMT-së të kryenin detyrën e tyre.

“Bazuar në kërkesat e vazhdueshme të IKMT kanë mbështetur për lirimin e sheshit të 5 majit. Komisariati i policisë nr.4 ka marrë masa për sigurimin e kushteve të punës për punonjësit e IKMT. Nga Bashkia Tiranë me shkresë nr.17 është kërkuar mbështetje nga komisariati nr.4 në tiranë, janë marrë masa të nevojshme për mbështetje referuar rezistencës së hasur më parë nga banorët. Shërbimet policore, janë vendosur në zonë në orën 07:00 në datën 19, ku rreth orës 08:00 kanë filluar veprimet e IKMT për prishjen e banesave. Ka patur reagimet te dhunshme nga disa banorë që penguan futjen e fadromave, është tentuar ti vihet flaka një automjeti. Është ndërhyrë duke shoqëruar 5 shtetas që kundërshtuan punonjësit e policës dhe penguan punën e punonjësve të IKMT. Është përdorur forcë proporcionale në raport me mosbindjen.

Këta shtetas kanë kundërshtuar policinë e shtetit për hapjen e rrugës dhe se në një intervistë për media shtetasi Elson Marku ka kërcënuar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Në komisariatin e policisë ka ardhur një denoncim nga një operator, i cili pretendon se është dhunuar nga forcat e policisë. Materialet u referuan në prokurorinë e Tiranës dhe për këtë rast u nis një procedim penal. U prishën total 10 banesa, u mobilizuan 92 policë”, tha Nano.


Shtuar 28.01.2022 17:06