Tapë me raki, pezullohen policët “qejfli” që ia morën valles pas aksionit të rëndësishëm (VIDEO)

Pamjet e publikuara ku shefi i rendit bashkë me 5 policë në Gramsh ia kishin marrë valles, nën efektin e alkolit, janë bërë virale.

Mësohet se Policia e Shtetit ka pezulluar policët dhe shefin e rendit, të cilët duhe të ishin në një aksion për kontrollimin e vendit për bimë narkotike.

Pas aksionit, nën efektin e alkoolit, policët këndojnë e kërcejnë dhe filmojnë njëri-tjetrin duke qeshur. /albeu.com/


Shtuar 21.05.2020 21:57