Ka dalë fotografia 65 vjeçarit Lek Lekgjonaj, që mbeti viktimë e sulmit me armë nga 17 vjeçari, ditën e djeshme në Lezhë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Manati të Lezhës dhe 17 vjeçari pas kryerjes së krimit është vetëdorëzuar në polici dhe është shprehur se e kreu vrasjen për hakmarrje.
17 vjeçari Florian Pervathi e sulmoi 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj me katër plumba pistolete, i cili të vetmin ‘faj’ që kishte ishte vëllai i vrasësit të babait të Florianit. 17-vjeçari e ka ekzekutuar Lekgjonajn në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij, Ndue Lekgjonaj, i cili bëri vrasjen 13 vite më parë./albeu.com/