Maqedonia e Veriut shënon rritje pozitive në luftën kundër korrupsionit

Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje pozitive në luftën kundër korrupsionit. Në listën e Indeksit për perceptimin e korrupsionit, tani ndodhet në pozitën e 87, ose 24 vende më lartë për dallim prej vitit të kaluar kur ishte në vendin e 111-të, shkruan Alsat.

Megjithatë gjatë prezantimit të raportit, drejtoresha e Transparency International në vend, Sllagjana Taseva, tha se vendi ende nuk është në nivelin e dëshiruar. Taseva thotë pasqyra është përmirësuar për shkak të rezultatit pozitiv që kanë dhënë procedurat gjyqësore për raste të profileve të larta të korrupsionit si dhe puna e komisionit për anti Korrupsionit.

Të lidhura

None found

“Mënyra se si janë zbatuar zgjedhjet e fundit, proceset e reformave, Por po ashtu shënohen aktivitete të Qeverisë, e cila bëri plan aksionar për luftë kundër korrupsionit. Të gjitha këto aktivitete, edhe pse ka shumë çka të flitet për hapat e pa bërë, si për reformën në gjyqësor e cila ka stagnuar, përsëri këto aktivitete në dy vitet e fundit tashmë e dëshmojnë ndikimin e tyre dhe andaj kemi përmirësim në Indeksin për perceptimin e korrupsionit”, deklaroi Sllagjana Taseva, Transparency International.

Vendin e 87-të Maqedonia e Veriut e ndanë me Kosovën, Kolumbinë, Etiopinë, Guinenë, Marokun, Surinamin, Tanzaninë dhe Vietnamin. Nga vendet e rajonit më mirë është radhitur Sllovenia e cila ka 57 pikë dhe mban vendin e 41-të, por që ka shënuar rënie prej gjashtë vendeve për dallim prej vitit 2020. Më pas Greqia në vendin e 58 me 49 pikë. Kroacia mban pozitën e njëjtë në vendin e 63-të. Pason Mali i Zi në vendin e 64, Bullgaria vendin e 78, Serbia vendin e 96, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovinë në vendin e 110. Listën e Indeksit për perceptimin e korrupsionit me nga 88 pikë e kryesojnë Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e re, ndërsa në vendin e fundit është Sudani Jugor me 11 pikë të fituara. Nga 180 shtetet në Listën e Indeksit për perceptimin e korrupsionit 131 vende nuk kanë bërë asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit në të gjithë dekadën e fundit, ndërsa dy të tretat e vendeve kanë më pak se 50 pikë. Kjo do të thotë se kanë probleme serioze me korrupsionin. Madje 27 vende janë në nivelin e tyre më të ulët historik./Alsat.mk


Shtuar më 25.01.2022 15:30

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş