Serie A mund të përfundojë me PlayOff-Playout nëse sezoni ndërpritet përsëri shkaku i koronavirusit.
Këshilli Federal është takuar sot (e mërkurë) me gjithë akterët kryesorë të futbollit italian, përfshirë presidentin e FIGC, Gabriele Gravina, shefin e Lega Serie A, Dal Pino, dhe ata që ishin përgjegjës për Serie B dhe Serie C.
Në këtë takim, nuk është përjashtuar mundësia që sezoni të përfundoi me PlayOff dhe Playout, për vendet e fundit në tabelë dhe ata që janë në krye.
Një përfundim i tillë, do të sillte përballje mes Juventusit, Lazios, Interit dhe Atalantës për titull.
Lajm i mirë është se në Itali është arritur marrëveshje për protokollin mjekësor, dhe skuadrat mund të punojnë në stërvitje grupore.
Nëse gjithçka shkon sipas planeve, Serie A mendohet të rifillojë më 13 qershor.
