S’mbrapset Berlusconi, heq dorë nga gara për President: Italia ka nevojë për unitet

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vendosur të mos kandidojë për President. Ai shprehet se ka hequr dorë nga kandidatura e tij në emër të unitetit të vendit.

“Kam vendosur të hedh një hap tjetër në rrugën e përgjegjësisë kombëtare, të tërhiqem nga kandidatura.

Unë do të vazhdoj t’i shërbej vendit tim në një mënyrë tjetër, siç kam bërë në vitet e fundit duke shmangur që mbi emrin tim të konsumohen polemika apo çarje që nuk gjejnë asnjë justifikim që kombi nuk mund t’i përballojë sot”, deklaroi ai.

“Një zgjedhje vendimtare, Berlusconi i bëri një shërbim të madh Italisë dhe qendrës së djathtë, e cila tani do të ketë nderin dhe përgjegjësinë të avancojë propozimet pa asnjë veto nga e majta” tha lideri i Legas, Matteo Salvini pas vendimit të Berlusconit./albeu.com/


Shtuar 22.01.2022 20:34