Super-aksion policor, shoqërohen 30 persona

Policia e Shtetit gjatë orëve të fundit ka kryer një aksion në disa qytete, ku ka godur kultivimin e lëndëve narkotike.

Pas hetimeve 1 vjeçare, janë shoqëruar në polici 30 persona në Tiranë, Shkodër dhe në Kukës.

Derimë tani nuk ka detaje lidhur me identitetin e personave që janë shoqëruar nga policia, ndërsa aksioni mësohet se është ende në vijim.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur një prani të madhe të punonjësve të policisë në rrugët e Kukësit, që duket se lidhen pikërisht me këtë operacion.


Shtuar 20.05.2020 07:24