Temperaturat -17 gradë, ARRSH apel shoferëve për këto akse rrugore: Pajisuni me zinxhirë

I ftohti në vend sapo ka filluar. I gjithë territori është pushtuar nga reshjet e shiut dhe të borës. Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook ka reaguar akset ku ka pasur dëborë dhe u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të ecin me kujdes, të pajisin mjetin me zinxhirë dhe goma dimërore.

Njoftimi i ARRSH:

Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës

Apel për drejtuesit e mjeteve: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”/albeu.com


Shtuar 21.01.2022 09:23