Pierre-Emerick Aubameyang foli në mediat sociale pr problemet e zemrës me të cilat ishte diagnostikuar pas infektimit me Covid-19.
Sulmuesi 32-vjeçar i Arsenalit siguroi fansat dhe shkroi se ishte në gjendje të mirë shëndetësore në mbishkrimin e një postimi në të cilin shfaqet duke u stërvitur në shtëpi.
“U ktheva në Londër për disa kontrolle shtesë dhe jam shumë i lumtur të them se zemra ime është absolutisht mirë. Unë jam plotësisht i shëndetshëm. I vlerësoj shumë të gjitha mesazhet e ditëve të fundit dhe jam kthyer tani. /albeu.com/