Basha nga Kurbini: Shkopi i ligjit bie mbi kokat e të pamundurve (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh gjatë një takimi me demorkatët e Kurbinit se momentalisht ndodhen në një situatë që askush nuk e kishte dëshiruar.

Basha tha se PD do të ngrihet edhe më e fortë dhe demokratët do ja dalin edhe pas kësaj sfide, njësoj siç ja kanë dalë gjatë 31 viteve.

Kryedemokrati shtoi gjithashtu se qeveria e Edi Ramës është kther në një kopje të asaj të Enver Hoxhës, duke e varfëruar Shqipërinë dhe duke kufizuar të drejtat e qytetarëve.

Kreu i PD përfundoi duke thënë se shkopi i ligjit në Shqipëri godet mbi qytetarët e thjeshtë dhe jo mbi politikanët e korruptuar.

“Faleminderit vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, demokrate e demokratë!

Falënderimi i parë i takon demokrateve dhe demokratëve të Kurbinit që na mirëpresin sot në shtëpinë e tyre, të Lezhës e të Mirditës, të cilët na bashkohen këtu edhe për shkak të rrethanave të mirënjohura, i takon gjithsecilit prej jush këtu në këtë sallë, i takon atyre jashtë kësaj salle që nuk po futen dot në këtë sallë, e cila është mbushur plote ë përplot, e prapë është e vogël për ta mbushur, guximin, kurajon, shpirtin e madh të dëmokratëve të qarkut të Lezhës, demokratëve të Kurbinit, demokratëve të Mirditës e të Lezhës!

Ndodhemi në një situatë  të cilën askush se kishte dëshiruar. Por detyra e demokratëve, tash 31 vite, ka qenë jo të ikin por t’i përballin situatat e tilla. Kemi pasur situata të vështira, disa të imponuara nga diktatura dhe nga veglat e diktaturës që nuk u shkërmoqën. Disa edhe si rezultat i gabimeve tona, por demokratët i cilëson diçka, di diferencon diçka nga çdo familje tjetër politike duke filluar nga kundërshtari jonë politik. Aftësia për të menduar me kokën e tyre dhe jo me kokën e idhullit të rremë. Afësia për të folur të vërtetën ashtu siç është, jo ashtu siç do ta tregojë propaganda. Aftësia për të marrë vendimet dhe të treja këto bashkë i japin demokratëve forcën për t’u ngritur e për t’u ringritur, sa herë që mendojnë se na kanë rrëzuar, nuk na rrëzojnë dot. Do të ngrihemi edhe më të fortë. Sepse ne nuk jemi bashkë rastësisht, ne nuk jemi bashkë as për hir të privilegjeve që kanë ndarë paraardhësit tanë, siç është rasti me kundërshtarin tonë politik, as për hatër të mëkateve apo të gjynaheve që kanë kryer mbi shqiptarët të tjerët. Ne jemi bashkë sepse kemi lindur si një familje politike me shpresën e shqiptarëve për ndryshim.

Prandaj jemi bashkë, prandaj jemi në krah të njëri-tjetrit, kemi qenë që në ditën e parë përballë diktaturës më të egër të regjimit, kemi vazhduar në ditët e errëta, ku prapambetjet e regjimit u munduan të kthejnë rrotën e historisë, por jemi prapë bashkë në krah të njëri-tjetrit e në krah të shqiptarëve do ta çojmë Shqipërinë aty ku kemi premtuar, drejt Europës. Europë do të thotë normalitet, Europë do të thotë drejtësi, Europë do të thotë mundësi për të gjithë, jo vetëm për një grusht njerëzish. Ne jetojmë në një vend të bekuar me pasuri të panumërta natyrore, me pasuri të panumërta kulturore, artistike. Ne jemi sot një vend që duhet të ishte një nga 3 vendet të pelegrinazhit, bashkë me Lizbonën dhe Padovën. Në Laçin e “Shna Ndout”, i cili duhej të ishte jo vetëm një burim jo vetëm bekimi, por edhe mirëqenieje, për banorët e kësaj treve. Siç ndodhemi në një nga qarqet me pasuri të jashtëzakonshme, bujqësore, blektorale, turistike, diç është qarku i Lezhës. E tillë është e gjithë Shqipëria, po kush i gëzon sot këto pasuri? Ku është rinia sot? Ku do të shkojë rinia sot? Pse është emigracioni plaga që po na gërryen ditë për ditë familjet, vatrat, vendin? Sepse vendi sot nuk qeverisët, por sundohet njësoj si në kohën e diktaturës. Njësoj si në kohën e diktaturës, ligji nuk ka vlerë. Sepse shkopi i ligjit bie padrejtësisht mbi kokat e të pamundurve, të pambrojturve, të të varfërve.

Ndërkohë, po padrejtësisht qëndron si mburojë mbi kokat e pushtetarëve të korruptuar që duan ta përjetojnë, ta bëjnë të përjetshëm sundimin e tyre dhe pasuritë e vëna në mënyrë korruptive. Këtu, e sotmja ngjan si dy pika loti me të djeshmen. Të djeshmen ku rinia nuk e di, por në mungesë të drejtësisë për të mbuluar krimet që kryheshin mbi nënat dhe baballarët tuaj, të rejat të Kurbinit, të Lezhës, të Mirditës. Të rinjtë të Kurbinit, të Lezhës, të Mirditës që jeni sot në këtë sallë, më bëhet zemra mall që jeni gjithmonë në krahun e themeluesve, në krahun e qëndrestarëve. Kishte një parullë sa herë që bënin krime, sa herë që çonin në burg njerëz të pafajshëm apo i vrisnin pa gjyq, sa herë që shpronësonin, sa herë që varfëronin, sa herë që shkonte thika në palcë e s’kishte as bukë misri, thonin çfarë do populli bën partia, çfarë thotë partia bën populli. Sot quhet konsultim kombëtar”, është shprehur Basha./albeu.com/