Një automjet tip Audi është përfshirë nga flakët, rreth orës 01.00 të së martës në lagjen “5 Maji” në Elbasan.
Automjeti me targë AA 774 TE rezulton në pronësi të shtetasit të identifikuar si Marsel Karanxha.
Amjeti ishte i parkuar pranë banesës ku jeton Karanxha. Dyshimet paraprake janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.
Nga flakët automjeti është djegur pjesërisht pasi ndërhyrje e shërbimit zjarrfikës ishte e menjëhershme.Pak ditë më parë në këtë lagje po pasmesnate u dogj makina e një punonjësi policie.
