Përplasen demokratët në studio, Sula “i përvishet” Spahos: Po matrapikët pse si tregon?

Deputeti Edmond Spaho, i përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike është përplasur me deputetin demokrat Dashnor Sula në “Log” në ABC.

Spaho i quajti të padrejta përjashtimet e bëra nga Basha dhe shtoi se ai nuk ka asnjë tagër për ta bërë këtë gjë. Kjo sipas tij pasi kuvendi i 11 dhjetorit I ka shkarkuar kryetarin dhe kryesinë.

Deputeti nxori gjithashtu edhe fotot e mbështetësve të Sali Berishës të plagosur, ndërsa kjo solli edhe përplasjen me Sulën. Ky i fundit i kërkoi të publikonte po ashtu edhe pamjet e protestuesve me matrapikë dhe varre në derën e PD-së.

Pjesë nga debati:

Edmond Spaho: Se mendova që gjatë këtyre 30 viteve do ishte harruar eksperienca e diktaturës ku njerëzit linçoheshin në parti për pikëpamjet ndryshe kur nuk binin dakord me udhëheqësinë, përjashtoheshin nga partia dhe të internonin ose të burgosnin. Edhe veprimet e Lulëzim Bashës kohët e fundit po më kujtojnë atë periudhë, prandaj i thashë ku do më internosh. Të ekzistojë koncepti i përjashtimit n një parti që lindi nga liria e fjalës. Një parti e krijuar për të garantuar lirinë e fjalës të shkojë te përjashtimet është e paimagjinueshme. Nuk është se ndihem i lëndiar, nuk është Basha që e vendos të më përjashtojë nga PD. Ai është iu shkarkuar.

Zonja Nikolla bëri një fyerje, shkeli Kushtetutën dhe rregulloren. Në nenin 70 thuhet se deputetë përfaqësojnë popullin. Populli më ka zgjedhur si deputet. Përkatësinë politike e shpreh vetëm unë. Çështja e formimit të grupeve parlamentare është e qartësuar në rregullore. Kushtetuta thotë që përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues. Unë jam zgjedhur deputet i PD dhe askush nuk mund të më përjashtojë

Dashnor Sula: Personalisht ndjej keqardhje, nuk është se ka nevojë, por si koleg. Është vendim i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Rregullorja që iu referua zoti Spaho flet për grupet parlamentare në normalitet. Por rregullorja nuk mund të parashikojë vendimmarrjet e partisë. Për mua s’ka mangësi rregullorja. Këtu i referohemi që jam zgjedhur nga lista e PD, por kur ikën nga lista dhe shkon te një tjetër. si deputet nuk largohesh, por nuk je i grupit. Bëhet fjalë për përjashtim nga organet e partisë. Nga pikëpamja formale automatikisht nuk je më as anëtar i grupit.

Edmond Spaho: Na kanë përjashtuar sepse nuk kemi dënuar dhunën, cilën dhunë të dënoj.

Dashnor Sula: Profesori qenka përgatitur me këtë formë, duhet të kishe marrë edhe varret dhe çekiçët.

Edmond Spaho: Ke parë ndonjë PD që blindohet?

Dashnor Sula: I harrove ato me matrapikë?

Edmond Spaho: Matrapiku nuk është dhunë. I ke parë kriminelët në zyrën e kryetarit./albeu.com/


Shtuar 18.01.2022 22:36