ISHP shpjegon rastet kur nuk duhet të bëni vaksinën

Shefja e sektorit të Sëmundjeve Infektive në Insitutin e Shëndetit Publik, Silvia Bino ka shpjeguar rastet kur qytetarët nuk duhet të marrin vaksinën edhe nëse janë telefonuar nga mjeku i familjes për të shkuar në qendrat e vaksinimit.

Këto janë rastet kur nuk duhet të merret vaksina:

-Nëse keni në shtëpi një familjar të infektuar me koronavirus, nuk duhet të bëni vaksinën pa kaluar një muaj.

-Nëse keni pasur kontakt me një person të infektuar me Covid-19, nuk duhet të bëni vaksinën pa kaluar të paktën 14 ditë.

-Nëse keni kaluar Covid-19 dhe keni krijuar antitrupa, mund të vaksinoheni vetëm pasi të keni kaluar 3 muaj.

-Ndërkohë personat që janë asimptomatikë dhe kanë pasur kontakt me një person pozitiv, nuk duhet të vaksinohen pa kaluar dy muaj. Kur ka të infektuar brenda familjes duhet të kalojë dy herë periudha e inkubacionit.

Bino sugjeron që përpara se të merret vaksina anti-Covid e mira është që të të kryhet një herë testi serologjik ku të shihen të ndara IMG dhe IKG për të kuptuar nëse keni apo jo antitrupa dhe nëse keni duhet të konsultoheni me mjekun për të udhëzuar më tej.

Mjekët e familjes nga ana tjetër këshillojnë që kush vaksinohen, disa ditë para dhe 10 ditë më pas duhet të pijë çdo ditë një aspirinë protect 100mg. Sidoqoftë për një informacion më të detajuar kontaktoni mjekun tuaj.


Shtuar 12.04.2021 11:43

Tags: ,