EMRAT/ Kush janë 7 të arrestuarit për protestën te Teatri Kombëtar

Ditën e sotme Policia e shtetit njoftoi se ka arrestuar 7 persona për dhunë ndaj efektivëve dhe për tubim të paligjshëm, gjatë protestës së zhvilluar dje si pasojë e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Bëhet fjalë për: Boiken Abazi, Kastriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica, Edjon Xhoxhaj.

Mes tyre bie në sy dhe emri i kreut të Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi i cili jo vetëm ishte prezent dhe mbështeti protestën, por edhe mbajti një fjalim. Mes të arrestuarve është edhe pedagogu Endrit Mërtiri.

VV ka deklaruar se arrestimi i Abazit është bërë me urdhër politik.

“Arrestimi i aktivistit Boiken Abazi është bërë me urdhër politik për shkak të aktivizmit të tij në mbrojtje të Teatrit Kombëtar”, deklaroi VV.


Shtuar 18.05.2020 08:29