Sidomos tek mosha mbi 40 vjeç: Luleshtrydhet ulin me 40% problemin më të përhapur të zemrës

Gati 16% e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës në vendet në zhvillim shkaktohen nga konsumimi i pakët i frutave, thonë shkencëtarët britanikë.

Rreth 1 në 4 vdekje në Britani dhe SHBA shkaktohen nga sëmundjet e zemrës. Studime të mëparshme kanë sugjeruar se dieta e varfër është një nga shkaqet e fatkeqësive të tilla në të gjithë botën.

Të lidhura

None found

Konsumimi i vetëm një grusht luleshtrydhe në ditë mund të ulë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 40%, sugjeron një studim i ri. Pas një analize që iu është bërë 25 studimeve të mëparshme, shkencëtarët zbuluan se, antioksiduesit e njohur si antocianina, që i japin këtij fruti ngjyrën e kuqe, ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës duke mbrojtur arteriet, ulur tensionin e gjakut dhe inflamacionin

Shkencëtarët nga Universiteti i Anglisë Lindore analizuan të dhënat e studimeve të kryera në lidhje me rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe marrjes së antocianinës. Rezultate sugjerojnë gjithashtu se vetëm 1 deri 2 racione me boronica, mjedra ose luleshtrydhe çdo ditë sigurojnë mjaftueshëm antocianinë për uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Efektet e antocianinës janë më të dukshme tek të rinjtë se të moshuarit, thuhet në studimin e publikuar tek revista “Molecular Aspects of Medicine”.


Shtuar më 13.01.2022 10:15

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişromabetkahraman haber