Vendi ynë gjatë dy ditëve të fundit është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje dëbore në zonat veri-lindore e jug-lindore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar këtë të mërkurë përmes një videoje nga Kukësi, ka paraqitur situatën atje, ku duket qartë që rrugët janë të bllokuara nga dëbora.
Për shkak të temperaturave të ulëta ARRSH u bën thirrje shoferëve që të ecin me kujdes dhe të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ARRSH bën me dije se aksi që ka pasur më shumë probleme në qarkullim është aksi Ura e Zapodit-Shishtavec.
“Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje bore shoqëruar me erë të fortë po punohet për pastrimin e aksit nga bora qarkullimi bëhet pa zinxhirë.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, thuhet në postimin e ARRSH-së.