COVID-19 nuk po largohet: 4.5 milionë të infektuar dhe rreth 303 mijë viktima në botë

Koronavirusi vijon ta mbajë botën në panik, në shumë vende të botës akoma numri i viktimave është i lartë.

Ka shkuar në mbi 4.5 milionë të infektuar dhe rreth 303 mijë viktima bilanci nga koronavirusi i ri që ka pushtuar botën.

Vendi më i goditur vazhdon të jetë SHBA-ja që numëron më shumë se 1.4 milionë persona pozitivë me Covid-19 dhe 86 912 viktima. Ndërkohë Rusia djhe Britania e Madhe kanë shënuar një rekord shifrash në numrin e të infektuarve.

Britania është e dyta në botë dhe porsa i përket numrit të viktimave me 33 614 duke kaluar Italinë që deri më tani ka shënuar 31 368 viktima.

Ndërkohë Brazili duket se është një tjetër vend që përhapja e koronavirusit është me hapa të shpejtë.

Ndërsa në Shqipëri deri më tani janë konfirmuar të infektuar 989 raste të reja mes të cilëve 31 kanë humbur jerën.


Shtuar 15.05.2020 06:45