Gjykata hedh poshtë përpjekjen për ta vonuar apelin e Novak Djokovic

Një përpjekje e Qeverisë australiane për të vonuar apelimin e Novak Djokovic kundër dëbimit është refuzuar nga një gjykatës që mbikëqyr çështjen e tij.

Qeveria kishte kërkuar që seanca gjyqësore e yllit të tenisit të shtyhej deri të mërkurën, por ajo do të fillojë siç ishte planifikuar të hënën në mëngjes me orën lokale atje.

Novak Djokovic iu mohua hyrja në Australi pasi mbërriti në Melburn javën e kaluar për të mbrojtur titullin e tij Australian Open.

Rasti i tij ka shkaktuar një protestë të madhe dhe ka bërë bujë në mbarë botën.

Tenisti numër një në botë për meshkuj – i cili ka thënë se është kundër vaksinimit – ndodhet në një qendër paraburgimi për emigracionin ndërsa avokatët e tij përgatiten të apelojnë kundër një vendimi të qeverisë federale të Australisë për të anuluar vizën e tij.

Novak Djokovic, 34 vjeç, kishte marrë një përjashtim mjekësor për të luajtur në turneun Australian Open pasi është i pavaksinuar. Ky vendim zemëroi shumë australianë të zakonshëm që kanë jetuar nën disa nga rregullat më të rrepta në botë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.


Shtuar 9.01.2022 11:36