Skuadra e Mlanit ka arritur të bëjë mirë në 20 javë të luajtura në Seria A teksa është vetëm 1 pikë larg vendit të parë që aktualisht mbahet nga rivali i tyre i përjetshëm, Interi.
Kur jemi në periudhë merkatoje, drejtuesit e kuqezinjve kanë menduar të forcojnë skuadrën me lojtarë cilësorë, por jo vetëm kaq, sepse një vëmendje të veçantë ua kanë kushtuar edhe rinovimeve të lojtarëve kryesorë të ekipit.
Paolo Maldini ishte i ftuari special i Shoqatës së Tifozëve të Milanit, ku ka zbuluar se aktualisht Milani është afër rinovimit të kontratave të 3 lojtarëve protagonist në skuadrës.
Theo Hernandez, Ismael Bennacer dhe Rafael Leao janë lojtarët që pritet të zgjasin kontratën, ndërkohë Maldini u shpreh shumë entuziast për rinovimin e tyre dhe shprehu besimin e plotë se do të arrihet një marrëveshje shumë shpejtë.
“Së pari, të tre lojtarët kanë një kontratë që skadon në 2024. Pra, natyrisht, si më parë me Donnarumma, Kessie dhe Calhanoglu, ne filluam negociatat në kohën e duhur, por jo gjithmonë është e lehtë për të gjetur një marrëveshje në një negociatë. Negociatat me Theon dhe Bennacer janë duke ecur shumë mirë, por ne po flasim edhe me Rafa Leao. Synimi është që të rinovohet së shpejti me të tre. Sigurisht që janë lojtarë që kanë dhënë shumë deri tani, por gjithashtu janë ende të rinj dhe mendojmë se mund të japin shumë në të ardhmen tonë të afërt”, përfundoi Paolo Maldini. /h.ll/albeu.com