Prokurori i Antimafias në Itali kthen gishtin nga Shqipëria: Strehon mafiozë italianë!

Shpeshherë figura të rëndësishme të policsë në Itali kanë kthyer gishtin nga mafia shqiptare, e cila sipas tyre punon me lejen e politikanëve dhe ndaj kanë zgjeruar territorin e tyre gjithnjë e më shumë.

Mbrëmjen e djeshme Prokurori i antimafias në Itali, Nicola Gratteri tha në Tempora se mafia shqiptare është e shpërndarë në të gjithë botën. Jo vetëm kaq, por sipas tij Shqipëria është strehë e mafiozëve italianë.

Pyetja:

E në fakt në intervistën e fundit që zhvilluam muaj më parë më thatë se ka sinjale për mafiozë italianë që po investojnë në Shqipëri. Eksitojnë akoma këto sinjale?

Nicola Gratteri: Ka shumë mafiozë italianë që në Shqipëri janë fshehur e kanë kaluar kohën e arratisjen e tyre për t’i shpëtuar kapjes nga sistemi i drejtësisë.


Shtuar 13.05.2020 10:25