Janë bërë kërkime të rëndësishme për matjen dhe pasojat e dehidrimit gjatë stërvitjes dhe shpesh jepen strategji dhe rekomandime për marrjen e lëngjeve.
Por, sa ujë duhet të pini kur bëni stërvitje?
Para stërvitjes
Katër orë para stërvitjes, ekspertët rekomandojnë konsumimin e 5-7 ml ujë për kilogram të peshës trupore (p.sh., nëse peshoni 70 kg, do t’ju nevojiten 350-490 ml).
Gjatë stërvitjes
Teoria se është e sigurt për të pirë lëngje gjatë stërvitjes është krejtësisht e vjetërsuar. Vetëm sasia duhet të jetë e vogël për të mos krijuar problem me tretjen. Stërvitja juaj duhet të fillojë me nivelet optimale të hidratimit dhe vëllimin maksimal të toleruar të lëngjeve në stomak (200-400 ml). Mundohuni të pini 150 – 250 ml ujë për çdo 15 – 20 minuta që bëni ushtrime.
Një mënyrë e thjeshtë për të zbuluar nëse pini mjaftueshëm ujë është testi i urinës. Nëse urina juaj është ngjyrë e errët, patjetër që keni nevojë për ujë!
Pas stërvitjes
Rekomandohet të konsumoni 450-675 ml lëngje për çdo 0,5 kg peshë të humbur./albeu.com