“Kur të vdes…”, çfarë shkroi në Facebook një muaj më parë alpinisti që vdiq dje në Munellë

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme në malin e Munellës në Pukë. Alpinisti i njohur Ndoc Mulaj u rrëzuar nga mali dhe ra në greminë. Ai u gjet pas disa orësh pa shenja jete.

Ndarja e tij nga jeta i ka trishtuar të gjithë, sidomos ata që kishin njohur shtigje të egra e kanë ngjitur malet më të larta nën udhëzimin e tij.

Një postim i tij i bërë në muajin tetor po qarkullon në rrjete sociale. Është poezia e Martin Camajt ” Vendit tem” të cilën mund ta lexoni më poshtë.

Kur të vdes, le të bahem bar,

në malet e mia në pranverë,

në vjeshtë do të bahem farë.

Kur të vdes, le të bahem ujë,

e fryma ëme avull,

në fushë do të bie shi.

Kur të vdes, le të bahem gur,

në skajin e vendit tim,

të qindroj kufi.

Martin Camaj

Kujtojmë se në aksidentin e djeshëm ishte dhe gazetari Alfred Lela i cili është në gjendje të mirë shëndetësore dhe një 30-vjeçar Ilir Shtyti. Ky i fundit është rëndë në spital./albeu.com


Shtuar 31.12.2021 14:45