A e dini se cili është qyteti më i mirë për të jetuar pas daljes në pension

Qyteti i Trebinjës në Bosnjë & Hercegovinë është shpallur si vendi më i mirë në botë për të jetuar pas daljes në pension.

Sipas revista gjermane “Fokus”, në garë kanë qenë 575 qytete në botë dhe ndër kriteret kryesore ka qenë situata e sigurisë.

Trebinje ka fituar 81.9 pikë nga 100 gjithsej, ç’ka e ka hequr këtë vit nga maja fituesin e vitit të kaluar, qytetin gjeorgjian Batumi.

Pikët më të larta lidheshin me qiratë, kostot e jetesës dhe kujdesin shëndetësor, dhe çdo vend shfaqet në listë vetëm një herë me qytetin e tij më të mirë.

Revista shkruan se Trebinja ndodhet në pjesën më jugore të Bosnjës dhe afër detit dhe se është vendi më i vogël në këtë listë.


Shtuar 30.12.2021 22:49