Erdhi mes bananeve nga Ekuadori, kapet rekordi prej 100 kg kokainë në Tiranë

Mbi 300 kg kokainë janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në operacion të gjerë në Tiranë.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se sasia rekord e kokainës është bllokuar te “Ura e Beshirit” pranë Pezë Helmsit në kryeqytet.

Lënda narkotike ishte fshehur brenda një kontejneri me banane.

Deri më tani janë prangosur dy persona, ndërkohë që operacioni është në zhvillim e sipër./albeu.com/


Shtuar 30.12.2021 20:35