3 gabimet që bëni gjithmonë në përgatitjen e përsheshit të gjelit të detit

Përsheshi me gjel deti është receta pa të cilën nuk ka kuptim tyreza e ndërrimit të viteve. Secila krahinë e përgatit në mënyrën e vet, por thelbi është i njëjtë.

Duke qenë se përsheshi është lezeti i mbrëmjes, të ftuarit tuaj nuk do ta shijonin njësoj ndërrimin e viteve pa përgatitjen ideale të tij.
Prandaj kini parasysh:

Të lidhura

None found

Pjekja e duhur e kulaçit:

Pasi e keni lënë kulaçin në furrë me 200 gradë, prova nëse është pjekur bëhet me anë të një thike.
Shponi mesin e kulaçit me thikë. Thika duhet të dalë e pastër në rast se kulaçi është pjekur sa duhet. Më pas lëreni të ftohet dhe sigurohuni të keni përftuar një brum poroz dhe jo të mbledhur.

Skuqja e kulaçit me gjalp:

Pas proçesit të pjekjes dhe të ftohjes së kulaçit, është momenti i coptimit. Më pas hapi shumë kryesorë është skuqja e tij me gjalp të freskët deri sa kulaçi të marri ngjyrë të artë.
Gjithë sekreti është të koha e skuqjes. Nëse e tejkaloni atë, rezultati do të jetë një përshesh i fortë. Në të kundërt, nëse e skuqni më pak se duhet do të përfundoni me një përshesh të ujshëm dhe shumë të zbutur.

Lëngu:

Jemi në momentin final, takimi i gjelit të detit me kulaçin dhe ndërmjetësuesi do të jetë pikërisht lëngu i gjelit të detit.
Këtu sekreti qëndron te sasia. Mos e teproni me lëngun e gjelit pasi përsheshi juaj do të duket si qull. Por përsheshi do të mbetet i thatë dhe i fortë nëse nuk i hidhni mjaftueshëm lëng./albeu.com/


Shtuar më 30.12.2021 16:14

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişromabetkahraman haber