PSG nuk heq dorë nga Mbappe

Këtë të shtunë Mbappe mund të fillojë të negociojë lirisht dhe ligjërisht të ardhmen e tij me këdo që dëshiron. Megjithatë, ai ende nuk do ta bëjë këtë. Nga respekti për PSG-në, francezi nuk ka asnjë angazhim verbal ndaj Real Madridit dhe nuk do ta ketë në javët në vijim. Të paktën deri në fund të ndeshjes së Ligës së Kampionëve në mars mes dy skuadrave. Lojtari tha tashmë këtë javë në Dubai se ai ka prioritet momentin në të cilin ndodhet PSG.

Ndërkohë, Leonardo dhe Al Khelaifi nuk heqin dorë nga Kylian . Pavarësisht se e ka të vështirë rinovimin, klubi beson se ka ende një mundësi për ta bindur. Një kontratë afatshkurtër, që nuk e lidh përjetësisht me PSG-në dhe që e bën më të paguarin në dhomat e zhveshjes. Drejtori sportiv ka përsëritur se Mbappé është futbollisti ekskluzivitet dhe se dëshiron që ai të qëndrojë, por tani për tani negociatat nuk kanë shkuar ashtu siç priste.

Jashtë dyerve mesazhi është se ka kohë për të nënshkruar vazhdimësinë e tij: “Ka shembuj futbollistësh që janë rinovuar në mars, prill apo edhe maj. Ka diferencë”, ka theksuar Ander Herrera së fundmi në një intervistë që ka dhënë për Mundo Deportivo. PSG gjithashtu beson se do të ketë mundësinë të ulet sërish me Mbappe , edhe nëse Real Madrid ka gjithçka për të fituar. Të luash në Santiago Bernabéu është ëndrra e një djali që përballet me muaj presion të madh. /albeu.com


Shtuar 30.12.2021 10:27