Aksidentuan për vdekje këmbësorin në Berat, policia arrin të prangosë shoferin

Policia e Beratit ka arrestuar shoferin 56-vjeçar për aksidentin me vdekje që ndodhi në Berat mbrëmjen e kaluar.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjithashtu është proceduar S.Z., 20 vjeçe, banuese në Dimal.

Kujtojmë se personat në fjalë, mbrëmë rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Poshnje, aksidentuan këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, banues në Moravë, Berat, i cili humbi jetën.

“Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasit A.N., 56 vjeç, banues në Berat si dhe u procedua penalisht shtetasja S.Z., 20 vjeçe, banuese në Dimal, pasi dje rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Poshnje, aksidentuan këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, banues në Moravë, Berat, i cili humbi jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/


Shtuar 29.12.2021 12:50