Artistet shumë të dashura për publikun, Jonida Maliqi, Eneda Tarifa, Juliana Pasha dhe Kejsi Tola ishin të ftuara sot tek “E diela shqiptare”, ku rrëfyen eksperiencën e tyre në “Eurosong” dhe kënduan këngët me të cilat kanë përfaqësuar Shqipërinë.
Gjatë emisionit Jonida tregoi se gjatë kohës në Izrael, i dërgonin letra dhe kartolina në dhomën e hotelit.
“Nuk i harroj kurrë ato mesazhet, letrat, kartolinat që gjeja çdo ditë poshtë derës së dhomës së hotelit.
Fansat e Eurovisionit vinin me bluza me flamurin shqiptar, gjë që ndodh shumë rrallë me fansat shqiptar”, tregoi Jonida.