Adil Rami sot feston 37 vjetorin e tij të lindjes.
Qendërmbrojtësi ende nuk ka varur këpucët e tij në gozhdë dhe vazhdon luan në repartin defensiv me ekipin e Troyes në Francë. Rami është një veteran në këtë rol dhe një profesionist duke luajtur për disa ekipe të njohura evropiane.
Rami ka luajtur për ekipe të njohura si Milan, Marseille, Sevilla, Lille dhe Valencia.
Lille ka qënë ekipi për të cilin ai ka bërë më shumë paraqitje duke luajtur 163 ndeshje në total. Ai ka shënuar për Lille 10 gola dhe ka asistuar 5 herë.
Performanca e tij me Milanin ka qënë gjithashtu e mirë duke luajtur 44 ndeshje në total dhe duke shënuar 4 gola e 3 asistime.
Me kombëtaren franceze Rami ka 36 paraqitje, 1 gol të shënuar dhe 1 asistim./ h.ll/albeu.com