Mbyten dhe 16 emigrantë të tjerë në ujërat greke, Greqia gjen fajtorin për këto tragjedi

16 persona kanë vdekur dhe 63 janë shpëtuar pas mbytjes së varkës me emigrantë që ndodhi të premten vonë pran Paros të Greqisë.

Roja bregdetare, pas ngjarjes ka marrë masat me 13 anije, një helikopter të Marinës, një avion C-130 për të shkuar në zonë  për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për gjetjen e trupave të pajetë

Kujtojmë se vetëm tre ditë më parë, po në ujërat greke u mbyt një varkë me 32 emigrantë në bord, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Mediat greke ngrenë dyshime se ky mund të jetë plani i presidentit turk Erdogan për të mbushur ishujt e Greqisë me emigrantë. Sipas Protothema, ditët e fundit janë rritur qarqet e trafikantëve të veprimtarisë kriminale që shpërfillin jetën njerëzore, duke grumbulluar dhjetëra njerëz të lodhur pa pajisje shpëtimi, në varka që nuk plotësojnë as standardet bazë të sigurisë.

Në vitin 2021, në Greqi, janë kryer më shumë se 1,450 operacione kërkim-shpëtimi dhe më shumë se 29,000 njerëz janë shpëtuar./albeu.com


Shtuar 25.12.2021 07:43