Përmbytet varka me emigrantë në ujërat greke, një i vdekur, shpëtojnë 12 persona

Një burrë ka humbur jetën pas fundosjes së një varke me emigrantë orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në zonën detare të pranë Folegandros, në Greqi.

Nga përmbytje e varkës kanë shpëtuar 12 emigrantë dhe vetëm 2 prej tyre kishin jelekë shpëtimi, ndërkohë në varkë mësohet të kenë qenë 32 persona.

Fati i emigrantëve të tjerë nuk dihet ende, dhe shkak i mbytjes së varkës ka qenë një dëmtim teknik që ka bërë mbushet me ujë dhe të fundoset./albeu.com


Shtuar 22.12.2021 09:49