Simone Inzaghi po zhvillon një punë të shkëlqyer në stolin e Interit. Kampionët në fuqi kryesojnë Serie A me 4 pikë më shumë se Milani dhe pas disa vitesh ia dolën të kualifikohen në 16 skuadrat më të mira të Champions League.
Liverpool është rivali i ardhshëm i Interit në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, teksa skuadra e Inzaghit po zhvillon një futboll më të bukur se ai që luante me Conten.
Skuadra po shfaqet solide dhe rekordet e vendosura në vitin 2021 kanë qenë disa. I fundit lidhet me mbrojtjen e ekipit zikaltër. Interi e mbylli vitin me fitoren 1-0 ndaj Torinos, që ishte ndeshja e gjashtë radhazi pa pësuar gol.
Askush më mirë se Interi në sezonin 2021/2022 në kontinentin e vjetër në lidhje me “clean sheet”, duke lënë pas Manchester City-n e Pep Guardiolës me pesë ndeshja radhazi pa pësuar gol. /h.ll/albeu.com