E konfirmon ambasada ruse: Shqipëria heq vizat për qytetarët rus!

Ambasada ruse në Shqipëri ka njoftuar qytetarët e saj se Shqipëria ka amuluar të gjitha vizat për turistët rusë.

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se vizat janë anuluar që nga i prilli deri në 31 dhjetor të vitit 2021.

Pas këtij vendimi, qytetarët rus që vijnë në Shqipëri mund të futen në territorin tonë vetëm me pasaportë, dhe kanë të drejtë të qëndrojnë deri në 3 muaj.

“Shqipëria anulon vizat për turistët rusë. Në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë nr. 214 nga data 25 mars 2021, regjimi pa viza për qytetarët e një numri shtetesh, përfshirë Rusinë, është prezantuar për periudhën nga 1 prill deri më 31 dhjetor 2021.

Rezidenca e lejuar në vend është 90 ditë nga çdo 180 ditë, duke filluar nga data e hyrjes,”thuhet në njoftimin e ambasadës. /albeu.com/

 

?? Албания отменила визы для россиян

❗️В соответствии с решением Совета министров Албании № 214 от 25 марта 2021 г….

Posted by Embassy of Russia in Albania / Посольство России в Албании on Friday, April 9, 2021


Shtuar 9.04.2021 19:07