Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën Lezhë-Mamurras.
Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, një trajler ka përplasur një person, që po lëvizste me biçikletë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në afërsi të urës së Matit në Milot.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen .
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com/