Këngëtarja shqiptare, Kida ka festuar ditëlindjen e 24-të.
Këtë ditëlindje ajo e organizoi në vendin luksoz, Dubai e rrethuar me miqtë e saj më të mirë.
Nga atje nuk kanë munguar pozat e ndryshme nga këngëtarja të cilat kanë marrë shumë vëmendje.
Kida ka vënë në pah linjat trupore dhe shfaqet e kuruar deri në detajin më të vogël.
Këngëtarja ka publikuar edhe albumin e saj të parë dhe kënga “Mo jo” ka filluar të dëgjohet në masë të madhe.