Koronavirusi nuk i ka kursyer jetën as ish-ministrit grek të shëndetësisë Dhimitris Kremastinos.
Kremastinos ndodhej në spital prej më shumë se 1 muaj dhe pati komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Klasa politike greke shprehu ngushëllimet e saj për vdekjen e tij.
Kremastinos ishte mjek në profesion. Ai ka qenë ministër në qeverinë e Pasok dhe deputet i zonës së Dodekanezit në parlamentin grek.
Njihej si një prej njerëzve në të aftë në fushën e shëndetësisë dhe bëri një reformë të fortë dhe tepër pozitive në shërbimin shëndetësor grek.
Ndërkohë, Greqia ka shënuar deri më tani 150 viktima nga koronavirusi.