Pipero tregon skenarët e mundshëm nëse do të ketë një shpërthim të dytë të koronavirusit

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar se çfarë mund të ndodhë nëse do të ketë një valë të dytë të koronavirusit në vendin tonë.

I pyetur në emisionin “Opinion”, Pipero tha se edhe nëse do të na duhet të marrim masa, ato nuk do të jenë të këtij niveli që kaluam.

“Nëse do të ketë një valë të dytë natyrisht që do të duhet t’u rikthehemi disa masave, por natyrisht nuk do të jenë të këtij niveli që kaluam. Do të kemi më shumë eksperiencë. Ne avash avash po kuptojmë që është i rëndësishëm distancimi fizik, jo izolimi”, – u shpreh mjeku infeksionist.

Më tej, duke iu përgjigjur një tjetër pyetjeje, Pipero tha se në vendin tonë ritmi i transmetimit të sëmundjes ka rënë, dhe se ekspozimi gradual nuk na rrezikon por na ndihmon të fitojmë imunitetin.


Shtuar 8.05.2020 06:29