Grupi “Berisha” niset drejt selisë së PD-së

Grupi i ish-kryeministrit Berisha është nisur drejt selisë së Partisë Demokratike.

Kjo lëvizje ka ardhur një ditë pas protestës së organizuar në Tiranë kundër “Open Ballkan” dhe vizitës së Presidentit serb Vuçiç në Shqipëri.

Sipas burimeve për albeu.com Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit do të zhvillojë në selinë blu mbledhjen e radhës.

Por ende nuk ka informacion nëse ish-kryeministri do të jetë pjesë e takimit apo do të shkojnë vetëm anëtarët e tjerë të komisionit./albeu.com/


Shtuar 21.12.2021 12:52