Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas firmosjes së marrëveshjeve në kuadër të “Open Balkan” në Tiranë ka bërë thirrje që të ketë një bashkëpunim jo vetëm mes institucioneve shtetërore, por edhe të gjithë aktorëve, në mënyrë që të shkëmbehen praktikat më të mira.
“Besoj se shihet qartazi që ne kemi shumë dëshirë të bashkëpunojmë në fusha të ndryshme. Bujqësia është një nga sferat më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi. Kjo fushë nuk ka të bëjë vetëm me qarkullimin e lirë të ushqimeve, apo me bashkëpunimin në lidhje me materiale të ndryshme a fruta, perime, por as nuk shkëmbim i tregjeve ushqimore, por ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale.
Ne duam të arrijmë shifrën 1 miliard, nëse i bëjmë të gjitha punët siç duhet. Nënshkrimi i marrëveshjes do të thotë edhe më shumë siguri për produktet që konsumojmë, dhe për bujqësinë do të thotë përshpejtimi i proceseve edhe në uljen e kostove të larta, por edhe në radhët në pikat kufitare. Ne do të shkruajmë edhe marrëveshje shtesë, që kanë të bëjnë me harmonizimin e proceseve.
Dua të them që ka potencial të madh për rritje më shumë të këtij vëllimi tregtar. Vetëm për bujqësinë ne flasim për shifrën, që ka vite do të kalojë 1 miliardë. Kjo do të ndodhë pas pak vitesh, jo pas 100 vitesh. Ne kemi shumë institucione, organizata, që duhet të jenë më të lidhura me njëra-tjetrën.
Të gjitha qeveritë, por jo vetëm institucionet shtetërore, por të gjithë aktorët, të bëhemi bashkë në një takim më të gjerë, në Shkup psh, e më pas të mblidhemi edhe në Beograd, pasi ne duam t’i bëjmë bashkë të gjithë aktorët, që të kuptohet qartë ideja e shkëmbimit të praktikave më të mira në të ardhmen”, tha Vuçiç./albeu.com